spot_img
Monday, March 3, 2025
spot_img

Të shtënat në Emshir: Plagoset një person, dy të dyshuar arratisen

Mbrëmë pak para mesnatës, në lagjen Kalabria në Prishtinë, forca të shumta policore kanë intervenuar në një lokacion, ku u dëgjuan të shtëna me armë zjarri dhe për pasojë ka të plagosur.

Dy persona dyshohen për incidentin, që tashmë po hetohet si tentim vrasje.

Bazuar në informacionet e para, viktima që u qëllua me armë ka pasur fillimisht një mosmarrëveshje me dy personat e dyshuar.

I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendin e ngjarjes mbrëmë janë kryer ekzaminimet e nevojshme nga njësitë përkatëse të Policisë.

Nga Policia Rajonale në Prishtinë e kanë konfirmuar rastin dhe kanë bërë me dije se të dyshuarit gjenden në arrati.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit