Disa persona të panjohur kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë dhe më pas njëri nga të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur enjten rreth orës 20:53 në rrugën “Adem Voca”, në Mitrovicë.
Në vendin e ngjarjes thuhet se janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë.
“Rr. Adem Voca, Mitrovicë Jugu 03.04.2025, 20:53. Është raportuar se persona të panjohur i kanë sulmuar fizikisht dy ankuesit meshkuj kosovarë dhe më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në drejtim të panjohur. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar pesë gëzhoja dhe një predhë. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.