Friday, July 18, 2025
spot_img

Të shtëna me armë zjarri në Viti nga policia japin detaje

Gjatë ditës së djeshme, në fshatin Ballancë të Vitisë janë dëgjuar tri shtëna armësh, pas një mosmarrëveshje mes pesë personave.

Zëdhënësi i Policisë, Ismet Hashani, konfirmoi incidentin për Insajderin dhe shtoi se konflikti ka degjeneruar në një përleshje fizike, që ka çuar në përdorimin e armëve.

Të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Me datën 11.05.2025 rreth orës 14:10 kemi pranuar informacion se në fshatin Ballancë të komunës së Vitisë si pasojë e një mosmarrëveshje ka ardhur deri te konfrontimi fizik në mes të pesë (5) personave meshkuj kosovar, në të cilin rast dyshohet se nga njëri prej të dyshuarve është përdorur edhe një armë zjarri pistoletë e llojit TT me të cilën dyshohet se është shtënë ti herë nga i dyshuari, nga të cilat të shtëna nuk ka pësuar askush”, tha ai.

Hashani tha se gjatë këtij konflikti fizik lëndime trupore ka pësuar njëri nga të përfshirët në këtë përleshje i cili është duke marrë tretman mjekësore në qendrën emergjente në Spitalin Rajonal të Gjilanit, i cili sipas mjekut kujdestar është jashtë rrezikut për jetë.

Ai tutje bëri me dije se, në vendin e ngjarjes nga ana e zyrtarëve policor është konfiskuar arma e dyshuar, tri gëzhoja dhe tre fishekë.

“Po ashtu me urdhër të Prokurorit të Shtetit është realizuar kontroll në shtëpitë e të dyshuarve në dy lokacione të ndryshme”.

Pesë të dyshuarit pas intervistimit me aktvendim nga Prokurori i Shteti janë dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tyre do të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’’.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit