Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e sotme në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar, Avni Zahiti i cili tha se nuk ka të lënduar nga ngjarja.
“Rreth orës 20:55, policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Adem Voca’ në Mitrovicë janë dëgjuar të shtëna nga arma e zjarrit. Nga të shtënat nuk raportohet për të lënduar. Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet”, ka deklaruar Zahiti.
Zahiti theksoi se Njësitet përkatëse policore kanë nisur hetimet.