Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mitrovicë, ku dyshohet për gjuajtje me armë.
Sipas informacioneve të para, personat e dyshuar kanë shtënë në drejtim të një lokali.
Policia ka dalë tashmë në vendngjarje dhe po ndërmerren veprimet e nevojshme.
Akoma nuk dihet nëse ka të plagosur dhe cili mund të jetë motivi i rastit.