Një moment i tensionuar ka ndodhur këtë javë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Gerta, e cila është zgjedhur si liderja e kësaj jave, ka nisur të ndajë detyrat e shtëpisë, por një debat i ashpër ka shpërthyer mes saj dhe Valbonës.
Në një moment të nxehtë, Valbona i është afruar Gertës dhe e ka kapur për flokësh, duke shkaktuar reagime të forta nga banorët e tjerë të shtëpisë.
Por tensionet nuk kanë mbaruar aty.
Banorja Danja ka ndërhyrë dhe ka bërë një akuzë të fortë ndaj Valbonës, duke i thënë: “Ki qef mem puth, të pëlqejnë femrat, prandaj nuk e puth Laertin, budallaqe, mos më rri afër”, teksa Valbona vazhdonte të tentonte t’i afrohej.