Shkruar nga Sokol Pepushaj
Hija e Presidentit Donald Trump, ka ngrirë gjithë socialistët e Fondacionit Soros të fshatit tonë.
Edi Rama nuk ka fuqi as të flasë.
Hija është e rëndë.
Zogjtë e Sorosit kanë ndaluar fluturimin këtej nga rruga e Elbasanit, ku banojnë ca komshi dhe lexues tanët.
Ata njohin dhe luftojnë trup më trup me çdo gazetar antimafie, por edhe ne i njohim me dhëmbë e dhëmballë, me pasuri e katandi, se gjitonë i kemi.
Gjuetarët e rrymave politike dhe diplomatike, ç’bëjnë tjetër?
Numërojnë nga qoshja e bunkerit socialistët e ngelur si peshqit në zall, fshehtas shërbimeve sekrete dhe të Ngarkuarës me Punë Nancy VanHorn, që fatmirësisht ka qëlluar familjare e pa familjarizuar me asnjë gjëmb të ngulur në muret e demokracisë, lirive dhe të drejtave njerëzore.
Socialistët sorosianë, sorollaten si sorra të plagosura nga saçmet, nuk dihet të Altin Dumanit apo Noc Rrokut.
Edhe padija është komshi me dijen.
Në dijeninë tonë, pasi tashmë këmbët nuk na dalin jashtë jorganit, asnjë lider socialist i Aleksandër Soros, këto kohë, nuk gjen një degë ku të kapë ‘një mollë apo një dardhë’.
Secilit, nga më zevzekut Edi Rama, e deri tek i fundit, fudullit Pandeli Majko, zëri i mbështetjes amerikane i është shndërruar në tinguj violine që humbet mes erërave, që andej nga kampi i Saliut po tërbohen për të shëmbur murishtet e antikitetit antiamerikan.
Të tjerët, ministrat milionerë, deputetët demonë, zyrtarë zagarë, po zihen si maçokë rrugës së SPAK-ut, pasi udhët e tjera janë pa kokë.
Donal Trump dhe socialistët e Sorosit janë në luftë.
Kalimi nga etnonimi socialist në sorosist, nuk është bërë nga Edi Rama, por nga shkencëtari më idiot i Botës së kulturës, Skënder Gjinushi, i kudo gjendur në librat e mafies politike të fshatit tonë.
Prandaj goditja e parë pritet të jetë fatale, se secili socialist është sorosian dhe sumbull në grykë të thesit të pasurive tona kombëtare.
Në javën e 4 Klaneve Mafioze, do të kemi lajme të reja.
Kjo ditë është ofruar dhe nuk mund të jetë aq budallaqe, sa të bulojë lule amerikane edhe këtë pranverë në kopshtin e tyre.