Friday, March 28, 2025
spot_img

Të dielën ndërrohet ora, akrepat shkojnë 60 minuta para

Natën mes të shtunës dhe të dielës (29-30 mars), Evropa do të kalojë në orën verore, duke lëvizur akrepat e orës 60 minuta përpara.

Ky ndryshim do të ndodhë saktësisht në orën 02:00, kur ora do të shënojë 03:00.

Kjo është një praktikë që ndiqet dy herë në vit, ku qytetarët fitojnë ose humbin një orë gjumë, në varësi të periudhës.

Këtë vit, periudha e orës verore do të zgjasë deri më 26 tetor, kur akrepat do të kthehen pas dhe do të nisë ora dimërore.

Një ndryshim i tillë është pjesë e një norme evropiane, e cila u vendos si ligj në vitin 1981 për të optimizuar përdorimin e dritës së diellit dhe për të kursyer energjinë elektrike.

Pas ekuinoksit pranveror, dita vazhdon të zgjatet dhe arrin kulmin më 22 qershor, kur dielli do të mbajë dritë për 15 orë, ndërkohë që nata do të zgjasë vetëm 9 orë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit