spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Tayna e thotë me këngë/ Skandali i P.Diddy edhe fenomen shqiptar, Ronela kërcënon: I kam ca emra shqiposh

Ronela Hajati ka bërë një deklaratë të guximshme sa i përket skandalit të P. Diddy. Këngëtarja shqiptare, me anë të një story në Instagram, ka rrëfyer se ajo di shumë emra VIP-ash shqiptar që organizojnë dhe që marrin pjesë në të njëjtat ‘festa’ në Shqipëri. Hajati nuk ka dhënë emra konkretë, por ka konfirmuar shumë zëra që së fundi janë bërë viral në TikTok, sa i përket skandaleve të ngjashme në Shqipëri.

“I kam ca emra shqiposh, sinomin me të atyre të P.Diddy” shkruan Ronela në storyn e saj, duke ndezur kështu mjaft debate në rrjet.

Tayna e thotë me këngë/ Skandali i P.Diddy edhe fenomen shqiptar,

Por Ronela Hajati nuk ështe e vetmja. Pak kohë më parë Tayna, këngëtarja nga Kosova, në një nga këngët e saj të konsideruar si “diss” ndaj reperëve të tjerë ka përmendur skandalin e reperit P.Diddy, atëherë kur akoma nuk ishte zbuluar duke akuzuar artistë të tjerë shqiptarë se bëjnë të njëjtën gjë.

“Je si Diddy en after” shkruhet në një nga vargjet e këngës së publikuar nga Tayna më datë 20 Korrik 2024.

Tayna e thotë me këngë/ Skandali i P.Diddy edhe fenomen shqiptar,

Duket se ‘evenimente’ të tilla të ngjashme me ato të P.Diddy organizohen edhe në Shqipëri, madje artistët qenkan shumë të informuar rreth tyre duke ditur edhe emra konkretë të të ‘ftuarve specialë’ të cilët i paskan kolegë. Të gjithë këto deklarata nënkuptojnë se një dramë e re po nis në showbizin shqiptar dhe që mesa duket do të zgjasë për një kohë të gjatë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit