Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Tarifat e Trumpit godasin edhe Apple – sa do të kushtojë iPhone i ardhshëm

Tarifat e presidentit amerikan Donald Trump për mallrat që hyjnë në SHBA tronditën tregjet botërore.

Por, le të hedhim një sy se si tarifat po ndikojnë tek kompanitë e mëdha.

Shumë nga pajisjet më të njohura në botë – telefonat, laptopët, tabletët, orët inteligjente – mund të bëhen shumë më të shtrenjta në SHBA, sepse shumë prej tyre prodhohen në Kinë.

Pyetja është nëse do të jenë kompanitë apo klientët e tyre ata që në fund do të ndjejnë dhimbjen e rritjes së çmimeve të shkaktuar nga tarifat.

Është një dhimbje koke e mëtejshme për Apple në veçanti, të cilën i ra çmimi i aksionit pas Donald Trump bëri publike tarifat.

Gjigandi i teknologjisë është përpjekur t’i zhvendosë operacionet e tij larg Kinës për një kohë – duke zgjeruar fabrikat e tij të iPhone në Indi me një ambicie për t’i bërë të gjitha celularët atje, për shembull – por sigurisht që nuk është në gjendje të mbyllë derën në Lindjen e Largët në të ardhmen e afërt.

Do të jetë interesante të shihet se sa kushton iPhone-i i ardhshëm – zakonisht në vjeshtë kur del në treg.

Tregjet e aksioneve (stock markets) në SHBA kanë përjetuar javën e tyre më të keqe që nga viti 2020, pasi tarifat gjithëpërfshirëse të presidentit amerikan Donald Trump vazhdojnë të shkaktojnë trazira në tregjet globale.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit