spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Tali: Sorensen nuk ka hipoteka ndaj Kosovës, ndryshe nga Lajçaku dhe Borrelli – Qeveria i ka dy detyra kryesore!

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Prishtinë-Beograd, Peter Sorensen, është takuar sot, pos me presidenten Vjosa Osmani edhe me kryeminsitrin Albin Kurti.

Emisari Sorensen ka thënë se prioritet për të do të jetë të sigurojë takime mes përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, janë vetë palët që pastaj do të vendosin për kompromise potenciale.

“Dialogu është për t’u siguruar që të ketë takime. Se a do të thotë kjo kompromise apo jo, u takon palëve për ta përcaktuar”, tha Sorensen, gjatë deklarimit për media, pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Njohësi i politikë, Driton Tali, në një prononcim thotë se Sorensen nuk ka hipoteka nga e kaluara ndaj Kosovës, siç ishte rasti me Lajçakun, e poashtu edhe Borrellin të cilin e ka zëvendësuar Kaja Kallas, që vije nga shteti që e njeh Kosovën.

“Qasja e z. Peter Sorensen duhet shikuar nga perspektiva e pedigresë së tij. Ai është një diplomat që e njeh mirë Ballkanin Perëndimor. Që nga koha kur ishte Këshilltar i Lartë i PSSP të OKB-së në Kosovë, e më pas Zëvendës Shef i Shtyllës IV të UNMIK-ut (EUMIK-ut), për të vazhduar në Beograd, Zagreb, Sarajevë e Shkup – herë si Përfaqësues i Lartë i BE-së e herë nën ombrellën e OSBE-së. Për më tepër, z. Sorensen nuk ka hipoteka nga e kaluara ndaj Kosovës, siç ishte rasti me Lajçakun.

Kësaj t’ia shtojmë edhe faktin se Borrellin “spanjoll” e ka zëvendësuar ish-kryeministrja e Estonisë (shtet që e njeh Kosovën), znj. Kaja Kallas”, thekson ai.

Tutje, ai thotë që tani kemi të bëjmë me dy politikanë që e njohin Ballkanin dhe janë të paanshëm.

Tali shpreh edhe optimizëm për rrjedhën që mund të ketë procesi i negociatave.

“Pra, thënë ndryshe, tani kemi të bëjmë me dy politikanë që jo vetëm e njohin Ballkanin, por janë edhe të paanshëm. Prandaj, unë jam shumë optimist për rrjedhën që mund të ketë procesi i negociatave. Natyrisht, dialogu Kosovë-Serbi do të varet shumë edhe nga zhvillimet gjeopolitike.

Unë i kam dhënë detyrë vetes që sa herë të më jepet mundësia ta përsëris se “Qeveria e radhës i ka dy detyra kryesore (në mes të tjerash): e para është armatosja urgjente e FSK-së dhe e dyta, prolongimi i krijimit të Asociacionit deri në maksimum – derisa të krijohen kushtet që ai të formohet krejtësisht në përputhje me Kushtetutën tonë dhe në këmbim të njohjes zyrtare (de jure) të Republikës së Kosovës nga Serbia”.

Sepse krijimi i Asociacionit, sidomos në këmbim të “normalizimit të marrëdhënieve” (siç avokojnë disa), për mendimin tim do të ishte vdekjeprurës për Republikën tonë”, përfundon ai

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit