Donald Trump i ka kërkuar Sekretarit të tij të Shtetit Marco Rubio dhe Këshilltarit të tij të Sigurisë Kombëtare Michael Waltz që t’u thonë ukrainasve në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Volodymyr Zelensky, të largohen nga Shtëpia e Bardhë.
Kështu raporton media amerikane CNN. Takimi Trump-Zelensky në Zyrën Ovale u shoqërua nga një klimë e tensionuar, ndërsa e gjitha kjo çoi në anulimin konferencës për shtyp, e cila ishte planifikuar.
“Ai mund të kthehet kur të jetë gati për paqe,” shkroi Trump, duke akuzuar udhëheqësin ukrainas “për mosrespektimin e Shteteve të Bashkuara”.
Pas kësaj Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë duke mos nënshkruar marrëveshjen për mineralet e rralla.