Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka shpërndarë pamje nga takimi i zhvilluar në Prishtinë mes Presidentit të Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, dhe kryeministrit në largim, Albin Kurti.
Në një postim të publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, Zyra e BE-së njoftoi se Costa ka theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës në normalizimin e marrëdhënieve, duke shtuar se ky proces duhet të zhvillohet përmes një dialogu konstruktiv që do të mundësojë avancimin e vendit në rrugën e tij evropiane.
Postimi i plotë:
Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian, Antonio Costa, u takua me kryeministrin në largim të Kosovës, Albin Kurti, dhe theksoi rëndësinë që Kosova të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve përmes një dialogu konstruktiv për të avancuar në rrugën e saj evropiane.