Ish- ushtaraku Hafir Hoxha, ka reaguar pas takimit të pa suksesshëm të presidentit amerikan Donald Trump dhe atij ukrainas Zelensky.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook, ka pyetur nëse Evropa është e gatshme të luftojë me Rusië dhe kësisoj ka dhënë shifrat e tij.
“BE prej viteve të 80-ta shumica e shteteve kanë larguar shërbimin obligues ushtarak, pasi kanë krijuar bindjen se është e pa mundur të ketë luftë më në BE , ushtria u nevojitet vetëm për intervenime paqësore , me i ndalë luftërat gjetiu në botë prandaj u krijua një logjikë pacifiste në BE ku edhe ato shtete që janë anëtare të aleancës ushtarake të NATO-s nuk i përmbushin shpesh obligimet e tyre financiare ndaj NATO-s .
Sot po të fillonte lufta mes Rusisë dhe BE atëherë BE nuk do të kishte mundësi me t’i përballojë sulmit rus. Rusia sot ka 1.500.000 shtarë aktiv, kurse BE ka 775.000 ushtarë pra dyfish më pak se Rusia. Ushtria e shteteve evropiane 1/3 të pajisjeve luftarake i kanë nga SHBA , u mungon municioni, prodhimi i municionit është i pa mjaftueshëm dhe shumë i ngadalshëm që u vërtetua që nuk kanë arritur me kohë të dërgojnë municionin në Ukrainë që u është premtuar”, ka shkruar Hoxha.
Shkrimi i plotë:
Sa është e gatshme BE-ja të mbrohet vetëm në rast sulmi nga Rusia?
Pas një takimi të pasuksesshëm të Donald Trumpit me Zelenskyn, ku i kërkua të nënshkruante një marrëveshje me SHBA-në për ndaljen e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, Zelensky refuzoi ta nënshkruante atë marrëveshje.
Në këtë takim, Trump i tërhoqi vëmendjen Zelenskit se do të ndërpriten të gjitha ndihmat ushtarake nga SHBA për Ukrainën, pasi që deri tani, Zelensky nuk e ka falënderuar SHBA-në dhe nuk ka nënshkruar marrëveshjen. Trump i tha Zelenskyt se me mosmarrëveshje vazhdon lufta, vrasjet në vendin e tij dhe po rrezikohet një luftë botërore.
Sa është e gatshme Evropa të luftojë me Rusinë?
BE-ja, që nga vitet ’80, shumica e shteteve ka hequr shërbimin ushtarak të detyrueshëm, pasi krijuan bindjen se nuk mund të ketë luftë më në BE. Ushtria u nevojitej vetëm për intervenime paqësore, për të ndaluar luftërat në botë. Kështu u krijua një logjikë pacifiste në BE, ku edhe shtetet që janë anëtare të NATO-s nuk i përmbushin shpesh detyrimet e tyre financiare ndaj NATO-s.
Sot, po të fillonte lufta mes Rusisë dhe BE-së, BE-ja nuk do të kishte mundësi t’i përballonte sulmet ruse. Rusia ka sot 1.500.000 ushtarë aktivë, kurse BE-ja ka vetëm 775.000, pra dyfish më pak se Rusia. Ushtria e shteteve evropiane ka 1/3 të pajisjeve luftarake nga SHBA, mungon municioni, dhe prodhimi i municionit është i pamjaftueshëm dhe shumë i ngadaltë. Kjo është vërtetuar nga fakti që ndihmat me municion për Ukrainën nuk kanë arritur në kohën e duhur.
Trump ka të ngjarë të jetë pajtuar me Putinin se do ta detyrojë Ukrainën të ndërpresë luftën dhe që një pjesë prej 18% të territorit të Ukrainës të mbetet nën kontrollin e Rusisë. Këto pjesë kanë pasuri të madhe në minerale, që Rusia do t’i kontrollonte së bashku me Amerikën dhe do t’u siguronte furnizim edhe BE-së nga ato miniera.
Për të siguruar dhe garantuar paqen në këtë rajon, do të nevojiteshin të paktën 10 vjet investime për të ndërtuar infrastrukturën dhe për të filluar punën në këto miniera.
Nga ana tjetër, britanikët dhe shumë shtete të BE-së e mbështesin Ukrainën dhe Zelenskyn që të mos nënshkruajë këtë marrëveshje, duke i ofruar ndihmën e tyre në luftën kundër Rusisë.
Nëse SHBA tërhiqet nga luftrat në BE, Rusia me siguri do të vazhdojë luftën edhe më tej në BE, nëse do të jetë e detyruar. Trump kërkon ndërprerjen e luftës dhe thotë se Zelensky nuk dëshiron paqe. Pas takimit të sotëm dhe refuzimit të Zelenskyt për të nënshkruar, ekipi i tij kërkoi nga stafi i Trumpit të takoheshin përsëri, pasi u konsultuan mes tyre pas daljes nga zyra e takimit, por Trump nuk pranoi një takim të dytë.
Pra, mbetet ende një shpresë e vogël që Zelensky mund të detyrohet të pranojë ofertën e SHBA-së.