Një tajfun i fuqishëm ka goditur jugun Japonisë, ku për pasojë tre persona kanë mbetur të vdekur, shkruan BBC.
Tajfuni i njohur si “Shanshan” e goditi ishullin jugor të Kyushu, rreth orës 08:00 me orën lokale (23:00 GMT), tha Agjencia Meteorologjike Japoneze.
Agjencia ka lëshuar “paralajmërimin e veçantë”, masë kjo që aktivizohet për stuhitë “shkatërruese”.