Xhafer Tahiri, kandidati i LDK’së për deputet ka bërë të ditur se vëllai i Rrezarta Krasniqit ka kërcënuar me jetë sekretarin e LDK’së dega në Vushtrri, Betim Grabanca.
Këto deklarata ai i bëri pasi Rrezarta Krasniqi e ka akuzuar atë për keqpërdorim të votave të në Vushtrri, për të cilat nisi hetim edhe Prokuroria e Mitrovicës.
“Sekretari i degës, Betim Grabanica e ka lajmëruar vëllanë e Rrezarta Krasniqit, Valmir Krasniqin për kërcënim sepse i njëjti e ka kërcënuar me jetë Betim Grabanica, Policia e Vushtrrisë ka hapë rast dhe siç duket ka pas presion ndaj sekretarit të degës dhe anëtarëve të tjerë të degës”, ka thënë Tahiri.