spot_img
Saturday, January 4, 2025
spot_img

 Tahiri: Kurti bëri gabime nga mungesa e përvojës, Osmani ia përmendi pasi ndodhën

Ish-kryenegociatorja për dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nga mungesa e përvojës në qeverisje ka bërë shumë gabime.

Por, ajo ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani dhe ministren e Jashtme, Donika Gërvalla, pasi siç ka thënë ajo nuk e ndihmuan Kurtin.

Duke ju referuar fjalimit të presidentes Osmani në Kuvendi ku dha kritika për raportet e qeverisë me aleatët, ajo tha presidentja ja tha gabimet Kurtit pasi ndodhen.

“Derisa Serbia na sulmoi na Banjska, u ndëshkua Kosova. Ky ndëshkim i atribuohet, Qeverisë së Kosovës, sepse ata dështuan. Dështimi vjen kur bën gabim. E bëri Kurti ndoshta nuk pati përvoja për qeverisje as për dialog. Por nuk e ndihmuan as bashkëpunëtorë, sepse kishte presidenten, ishte ministrja e Jashtme. Në vend se ta ndihmojë të mos shkonte drejt gabimeve e lejuan që të bëjë gabime. Presidentja ja tha gabimet kur ndodhën gabimet”, ka thënë Tahiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit