Ish-presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, ka shkruar për aksionin e fundit të institucioneve të sigurisë së Kosovës në Veri që ka rezultuar me mbylljen e disa qendrave sociale paralele në Veri.
Ai ka thënë se këto aksione s’janë të vetmet, por janë vazhdimësi.
Tadiq ka shkruar se “nëse mbahet në mend”, kur diçka e tillë të ketë ndodhur ose që Policia e Kosovës t’i ishte afruar Veriut të Republikës së Kosovës gjatë kohës kur kishte qenë president.
“Kurrë”, ka thënë Tadiq me krekosje në llogarinë e tij në “X”.