Thursday, July 10, 2025
spot_img

Sylë Ukshini: Ky ishte plani rus i 1999-ës për ndarjen e veriut të Kosovës

Hyrja e trupave ruse në Kosovë më 11 qershor 1999, përmes pushtimit të Aeroportit të Prishtinës, sipas diplomatit Sylë Ukshini, ishte pjesë e një plani serbo-rus për krijimin e një sektori të veçantë rus në veri të vendit – që do të çonte në ndarjen faktike të Kosovës.

Ukshini thotë se ky skenar u parandalua falë ndërhyrjes së drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes bisedimeve të fshehta të zhvilluara në Moskë dhe Helsinki nga data 10 deri më 18 qershor të atij viti.

Ai thekson gjithashtu se Evropa, në një moment të tillë konfrontimi të drejtpërdrejtë me Rusinë, nuk ishte në gjendje të kontribuonte realisht, për shkak të mungesës së kapaciteteve politike dhe ushtarake. Këtë, sipas Ukshinit, e kishte pranuar edhe Joschka Fischer, ish-ministri i Jashtëm gjerman, disa vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.

Postimi i plotë:

Plani rus i 1999-s për ndarjen e veriut të Kosobës

Hyrja e trupave ruse në Kosovë më 11 qershor 1999, konkretisht pushtimi i Aeroportit të Prishtinës, ishte një përpjekje për realizimin e planit serbo-rus për krijimin e një sektori të veçantë rus në Kosovë – që do të nënkuptonte ndarjen faktike të saj. Ky skenar u pengua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes bisedimeve të fshehta në Moskë dhe Helsinki me 10-18 qershor 1999.

Evropa, në këto çaste të konfrontimit që i kërcënohej me Rusinë në Kosovë, nuk qe në gjendje të kontribuonte me pothuajse asgjë, pasi që asaj i munguan dhe i mungojnë edhe më tej aftësitë dhe mundësitë për ta bërë këtë, konstatonte Joschka Fischer pak vjet pas përfundimit të luftës së Kosovës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit