Gazetari Valon Syla ka kritikuar mungesën e disa figurave politike dhe të familjes Jashari në varrimin e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Sipas Sylës, pjesëmarrja në këtë ceremoni duhej të ishte mbi ndasitë politike, duke potencuar se mungesa e presidentes Vjosa Osmani, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe familjes Jashari ishte e pakuptimtë.
Ai aludoi se familja Jashari, pas humbjes në zgjedhjet lokale në Skenderaj, mund të jetë ende e zhgënjyer dhe për këtë arsye ka zgjedhur të mos marrë pjesë.
“Një njeri themeltar i shtetit të Kosovës si Hashim Thaçi u privua nga e drejta themelore për të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, ndërsa nuk pati solidarizim nga partitë e tjera shqiptare. Kjo nuk është thjesht budallallëk, por poshtërsi, madje edhe ligësi në aspektin biblik e kuranor. E këtu po e fusim edhe familjen Jashari, e cila me gjasë, pasi i humbi zgjedhjet, nuk po ndihet mirë”, tha Syla.