Një syfyr më ndryshe ishte sot për gazetaren e Klan Kosovës, Gentiana Gashi.
Ajo syfyrin e parë të këtij muaji të shenjtë të Ramazanit e bëri në familjen e Igballe Hudutit.
Huduti tregoi se si është jashtë jetës së kamerave, tregoi se ditën e diel ia kushton tubimit me familje, të shtunën pirjes së kafeve me shoqe e të premten thotë se e ka vetëm që të merret me veten.
Huduti, pos që e pranoi Gentianën në shtëpinë e saj për syfyr, ajo foli për eksperiencat e saj.
“Unë si grua me mbulesë jam përballur me shumë gjëra, isha gruaja e parë me mbulesë që e kam marrë patentë- shoferin, në vitin 1956, atëherë ka qenë e pamundur që një grua me shami që të marrë mësime nga një instruktor mashkull”.
“Edhe fëmijët e mi kanë vuajtur shumë shkaku im dhe misionit tim”, u shpreh Huduti.