Hetuesit e Krimeve Ekonomike kanë identifikuar një veprimtari të kundërligjshme mjekësore dhe farmaceutike që zhvillohej në dy laboratorë në Fushë Kosovë, të cilët operonin pa staf të licencuar dhe me dokumente të falsifikuara.
Të arrestuarit lidhur me këtë rast janë: Fidaim Shalaku, pronar i ‘Dibuna Lab’ dhe Bekim Gashi, pronar i ‘Swiss Lab’.
Sipas hetimeve, këta laboratorë lëshonin analiza biokimike duke përdorur licencën e dyshimtë të biokimistesSlavica Rishtiq, 74 vjeçare, për të cilën dyshohet se është fiktive.
Gjatë hetimeve janë aplikuar masa të posaçme hetimore, përfshirë simulimin e blerjes së shërbimeve, përmes së cilës janë siguruar raporte biokimike me vulën e biokimistes Rishtiq.
Në vendin e ngjarjes janë thirrur edhe inspektorët e Inspektoratit Shëndetësor, të cilët kanë konstatuar shkelje të rënda dhe kanë urdhëruar mbylljen e të dy laboratorëve.
Sekuestrohen prova: shtëpiza kompjuteri, telefona celular, vula e biokimistes, raporte të analizave të pacientëve
Të dyshuarit janë arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, janë ndaluar për 48 orë.