spot_img
Saturday, November 23, 2024
spot_img

Swica: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara po përpiqet ta ndihmojë Kosovën në fushën e energjisë së ripërtritshme në kohën kur Kosova ka filluar përpjekjet për të diversifikuar burimet e saj të energjisë elektrike, e cila kryesisht përftohet nga qymyri dhe ndërkohë që po kërkon forma alternative të ruajtjes dhe prodhimit të energjisë.

Specialistja për Tregtinë Ndërkombëtare pranë Departamentit amerikan të Tregtisë, Justyna Swica tha se ky institucion së fundmi ftoi përfaqësues të sektorit publik dhe privat nga Kosova për të krijuar kontakte me kompanitë amerikane për të parë nëse ato janë të interesuara për të investuar në Kosovë për prodhimin e energjisë së pastër.

Ajo tha se SHBA-ja është e interesuar të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër.

“Po, kjo ishte çështje shumë aktuale. Që kur i filluam programet e përqendruara në energjinë e pastër në vitin 2022 – dhe deri tani, kemi realizuar shtatë të tilla në zona të ndryshme gjeografike, kjo çështje ka patur një rëndësi të madhe. Edhe me delegacionin nga Kosova u bë e njëjta gjë. Të gjitha seancat teknike në Kaliforni që ishin të përqendruara tek bateritë akumuluese dhe pjesëmarrësit e programit tonë u angazhuan për të kërkuar takime me ta”, tha Swica për VOA.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit