Thursday, October 17, 2024
spot_img

Sveçla me reagim të ashpër për kërkesën e Vuçiqit: As që bëhet fjalë për kthimin e ish-policëve të dorëhequr serb në veri

“Jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës”.

Kështu është shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me kërkesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të ish-policët e dorëhequr në veri të rikthehen prapë në punë.

Dorëheqja e këtyre zyrtarëve policorë, në fakt ka qenë po ashtu për një masë të madhe të tyre, pastrim i elementit kriminal në atë zonë. As që bëhet fjalë që të plotësohet kërkesa e Aleksandar Vuçiqit që ish-policët të kthehen në radhët e Policisë së Kosovës. Kjo jo vetëm se është shkelje ligjore, por është edhe shkelje e vullnetit politik të qytetarëve të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai sot në Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

Dorëheqjen e një mase të policëve nga komuniteti serb, Sveçla e ka quajtur pastrim të elementit kriminal në veri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit