Thursday, April 10, 2025
spot_img

Sveçla kujton heroin Enver Zymeri për ditëlindjen e tij të 46-të: I mungon çdo ditë familjes e kolegëve

Ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla ka përkujtuar sot heroin Enver Zymeri për ditëlindjen e tij të 46-të.

Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla tha se Heroi Enver tash e 14 vjet i mungon familjes së tij, e veçanërisht si sot kur ai do të festonte ditëlindje.

“Këtë vit bëhen 14 vite nga vrasja zyrtarit policor Hero Enver Zymerit nga bandat kriminale serbe e sot ai do të mbushte plot 46 vite jetë. Hero Enveri i mungon çdo ditë familjes së tij, kolegëve e të gjithë neve, e veçanërisht në datat e shënuara si sot kur ai do të festonte ditëlindjen e tij”, ka shkruar Sveçla.

“Angazhimi i përditshëm i djemve e vajzave tona në Policinë e Kosovës, në mbrojtjen e sovranitetit e integritetit territorial të Republikës sonë është ideali i rrugëtimit të prerë në mes i Hero Enver Zymeri. Sakrifica e tij na bën borxhli brez pas brezi”, tha Sveçla.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit