spot_img
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Sveçla dhe Krasniqi vizitojnë urën e Ibrit: Hapja e urës varet se si do shkojë procesi

Edhe sot kompania e kontraktuar ka vazhduar me testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës mbi lumin Ibër, në Mitrovicë.Mirëpo, sërish ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe i MAPL-së, Elbert Krasniqi kanë shkuar për të shikuar matjet që po kryhen nga kompania e kontraktuar.

Sveçla në një deklaratë për media ka thënë se ka shkuar për vizitë në veri që të shohë urën mbi lumin Ibër.

“Kjo është vizitë e rregullt, erdha me pa me i bo matjet. Inspektimi i ka 2 faza. Jemi në proces dhe jemi duke shkuar sipas planit. Nuk po shoh asgjë të jashtëzakonshme”, ka vijuar ai.

Se kur do të hapet kjo urë, Sveçla tha “varet se si do shkojë procesi”.Ndërkaq, zëvendës ministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi tregoi se ky proces i këtyre matjeve dhe testimeve mund të zgjas deri në tri ose katër ditë.

Ai tha se në mungesë të projektit që ishte ndërtuar kjo urë, kompania është kontraktuar që të filloj me gjeometrinë e urës, testimin e shtyllave, të pllakave e të themeleve.

“Ata kanë filluar dje dhe tash është çështje e kompanisë deri sa t’i përfundojë. Janë çështje teknike. Dje kanë filluar me gjeometrinë, nuk e di a i kanë përfundu. Por, besoj që për dy tri ditë përfundojnë komplet këto si proces. Ky është një proces, në fillim bëhet gjeometria, pasi për atë urë nuk ka projekt ekzistues në kohën kur është ndërtuar ura. Kanë filluar me gjeometri, e kur ta përfundojnë me gjeometrinë, fillojnë me testimet e stabilitetit të trajeve të pllakave, të shtyllave, të themeleve e të gjitha këto. Si proces nuk zgjat më shumë se tri-katër ditë, ose dy-tri ditë”’, ka thënë Durmishi.

Ndryshe ditë më parë, kryeministri i vendit Albin Kurti gjatë një takimi që ka zhvilluar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it ka diskutuar edhe mbi zbatimin e marrëveshjes së urës së Ibrit, duke ritheksuar se hapja e urës duhet të ndodhë dhe se kjo nuk është kundër askujt.

“Ky takim sot u zhvillua pikërisht 8 vjet pas diskutimeve që ishin mbajtur me 2 gusht 2016 në Bruksel në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për Urën e Mitrovicës në kuadër të dialogut në Bruksel, e që u pasua pastaj me Planin e Bashkimit Evropian për hapjen e urës së Mitrovicës për këmbësorë dhe automjete në dy drejtime. Kryeministri Kurti paraqiti para përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të QUINT-it dhe BE-së planin e Qeverisë për hapjen e urës së Mitrovicës mbi lumin Ibër.Plani parasheh testimet për stabilitetin infrastrukturor të urës, vlerësimin e rrezikut dhe rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore, rivitalizimin vizual të urës me qasje në urë për të gjithë, diskutimet me qytetarë dhe grupe të interesit si dhe fushatën e informimit gjithëpërfshirës mbi përfitimet dhe qëllimet e hapjes së urës”, thuhej në njoftimin e Qeverisë.

Megjithatë, shtetet e QUINT-it e kanë kundërshtuar planin e qeverisë.Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit