spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

“Sunny Hill” zbardh listën – Pas Dua Lipës, vjen Shawn Mendes dhe emra të tjerë të mëdhenj

Prishtina do të shndërrohet në kryeqytetin e muzikës këtë verë. “Sunny Hill Festival” ka zbuluar një listë yjesh që do ta ndezin atmosferën me performanca të jashtëzakonshme – dhe gjithçka nis me ikonën e popit, Dua Lipa.

Edicioni i sivjetmë do të hapet me 1 gusht, ku skena do t’i takojë yllit tonë me famë botërore, Dua Lipa, e cila do të kthehet në vendlindje për të sjellë një natë të paharrueshme.

Por festa sapo fillon – menjëherë pas saj do të performojë legjenda e muzikës elektronike, Fatboy Slim, fitues i gjashtë çmimeve MTV VMA.

Në natën e dytë, më 2 gusht, publiku do të përqafohet nga emocionet e baladave dhe ritmeve pop të Shawn Mendesit – një nga zërat më të dashur të muzikës moderne. Paralelisht, në skenën C4, atmosferën do ta elektrizojë DJ-i brazilian Mochakk, që po pushton globin me energjinë dhe stilin e tij funky.

Ndërsa natën e fundit, më 3 gusht, përmbyllja do të jetë spektakolare: skena kryesore do të dominohet nga performanca audiovizuale e Anyma-s, projekti solo i Matteo Milleri, që sjell një përzierje të muzikës me artin digjital.

Në të njëjtën kohë, në skenën alternative, do të performojë një nga emrat më të fuqishëm të house-it modern, Peggy Gou.

Pos tyre, do të ketë edhe emra të tjerë si ndërkombëtarë, por edhe vendorë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit