Gazetari serb Radomir Dimiq komentoi zhvillimet e fundit në Serbi, duke theksuar se protestat masive që kanë shpërthyer në vend tash e disa muaj janë një kërkesë për ndryshime thelbësore dhe nuk mund të ndalen vetëm me dorëheqjen e figurave politike si, kryeministri tashmë i dorëhequr, Millosh Vuçeviq – që erdhi pas protestave masive kundër qeverisë serbe, që shpërthyen pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona në nëntor.
Dimiq e krahasoi dorëheqjen e Vuçeviqit me një akt viktimizimi, duke thënë se ky veprim ishte thjesht një manovër për të blerë kohë dhe për të qetësuar protestat e studentëve.
“Serbia është zgjuar prej anestezioni dhe hibernacioni. Dhe se Vuceviq ka dhënë dorëheqje, por ka dhen si një capë i viktimizuar. Mendoj që protestat nuk ndalen. Nuk ndalen edhe pas viktimizimit të disa figurave politike. Sepse protestuesit janë tani vetëm një hap larg prej drejtësisë. Për të cilën po luftojnë që dy muaj.
Thirrja e Vuçiqit për dialog është vetëm blerje e kohës për tu qetësuar dhe dobësuar protestat e studentëve.
Studentët nuk kanë kërkuar ‘kokën’ e Vuçiqiit, por kanë kërkuar ndryshime strukturale shoqërore, demokratike dhe sistematike. Sepse në Serbi nuk demokraci dhe e kemi shkeljen… Institucionet në Serbi i ka uzurpuar zoti Aleksandër Vuçiq. Pra Vuçeviqi është vetëm një faqe kozmetike. Në pyetje është se qysh me i qetësu protestat dhe qysh të dobësohen, të cilat shumë e më shumë janë duke i përkrahur krejt qytetarët e Serbisë”, ka thënë Dimiq.
Gazetari theksoi se pas dorëheqjes së Vuçeviqit, protestat nuk do të ndalen, pasi ato janë një pjesë e një lëvizje më të madhe që po kërkon transformime shoqërore dhe demokratike në Serbi.
Në këtë linjë, ai kritikoi opozitën serbe për atë që e konsideroi si një bashkëpunim të dëmshëm me ata që ofrojnë më shumë para,
“Studentët asnjëherë nuk ia kanë lejuar të afrohet afër energjisë së pastër të studentëve. Sepse shumë herë opozita e Serbisë e ka treguar vetën sikurse një prostitutë, e cila shkon e hynë në makinë me ata që i jep më shumë para”, ka shtuar Dimiq.
Dimiq gjithashtu bëri një paralelizëm me zgjedhjet në Kosovë dhe theksoi se politika e Vuçiçit po përpiqet të favorizojë vetëm një subjekt politik – Listën Serbe – e cila, sipas tij, është një pengesë për zhvillimin e një bashkëpunimi të mirëfilltë mes Kosovës dhe Serbisë.
Krahas kësaj, Dimqi nuk e ka komentuar shumë deklarimin e kryeministrit Albin Kurtit për dorëheqjen e Kryeministrit të Serbisë, Millosh Vuçeviq. Kurti, gjatë një tubimi elektoral në Therandë, u shpreh se “dikur në Kosovë kryeministrat jepnin dorëheqje, e tash kryeministrat po japin dorëheqje në Serbi”.
Ai kritikoi politikën e Beogradit, e cila synon të ndikojë në proceset zgjedhore në Kosovë.
“Kam një përshtypje se edhe në Serbi po mbahen zgjedhje sikur në Kosovë, pasi që ato po komentohen gjerë e gjatë edhe në Serbi. Sa i përket dorëheqjeve në Serbi, nuk mund të komentoj më shumë se atë që e ka thënë kryeministri Kurti. Besoj që edhe ky në kohën e fundit që po manifestohet janë disa tentime nga Serbia, ku janë në pyetje edhe zgjedhjet e Kosovës. (Serbia) po përzihet.
Në pyetje është intecena e politikës së Aleksandër Vuçiq, të favorizohet vetëm një subjekt politik. Dhe ky subjekt politik quhet Lista Serbe. Është kanceri i qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë. Një shembull: para disa vendimi në Qeverinë ë Serbisë ka qenë që ta mbahet nga 170- euro për 5 mijë qytetarë të Kosovës, që ta voton një listë, që quhet Srpska Lista. Që vepron kundër Qeverisë dhe shtetit të Kosovës”, ka thënë ndër të tjera Dimq.