Në qytetin Graz të Austrisë, sot rreth orës 10:00 të mëngjesit ka ndodhur një të shtënë në shkollën e mesme BORG Dreierschützengasse, ku deri tani janë konfirmuar dhjetë viktima.
Sipas informacionit të deritanishëm, kanë humbur jetën disa nxënës, një person i rritur dhe sulmuesi.
Sulmuesi dyshohet të ketë qenë një nxënës i kësaj shkolle, i cili më parë kishte pretenduar se ishte viktimë e ngacmimeve në shkollë.
Gazeta Kronen Zeitung raporton se sulmuesi ka qëlluar në dy klasa dhe më pas është gjetur i vdekur në një nga tualetet, gjë që është konfirmuar edhe zyrtarisht nga kryetarja e bashkisë, Elke Kahr.
Në internet ka qarkulluar një video ku dëgjohet të shtënat në oborrin e shkollës, si dhe kaosi që ka ndodhur brenda klasave të shkollës.
Sipas informatave të gazetës Krone, shërbimi i urgjencës dhe dhoma e traumës në spitalin Graz LKH janë aktualisht të mbingarkuara pas ngjarjes.
Informacionet më të fundit tregojnë se sulmuesi dyshohet të jetë një ish-nxënës 22-vjeçar, i cili sipas të dhënave të papërfunduara, ka pasur në mënyrë të ligjshme armë – një pistoletë dhe një pushkë gjuetie që i kishte me vete, sipas gazetës Salzburger Nachrichten.
Një nga dy klasat në të cilat ka qëlluar ishte klasë ku ai më parë ka studiuar.
Shumica e ngjarjeve politike në Austri janë anuluar, ndërsa ministri i punëve të brendshme, Gerhard Karner (ÖVP), është në rrugë për në Graz.
Përveç njësive speciale të policisë, janë angazhuar edhe disa helikopterë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.