Wednesday, May 7, 2025
spot_img

Sulmohet me thikë dhe çekan një person në Fushë Kosovë – dy të dyshuar në arrati

Një rast i rëndë i lëndimit trupor është raportuar nga Policia e Kosovës në rrugën “Aziz Zhilivoda” në Fushë Kosovë, rreth orës 16:30 të së enjtes.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, viktima – një mashkull kosovar – ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi është sulmuar fizikisht me mjete të forta, konkretisht me thikë dhe çekan, nga dy persona të cilët dyshohet të jenë vëllezër.

Përveç lëndimeve trupore, të dyshuarit kanë dëmtuar edhe veturën e viktimës.

Viktima ka marrë tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit ndodhen në arrati. Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar dhe janë duke u ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit