spot_img
Thursday, January 2, 2025
spot_img

Sulmi në Iber-Lepenc, Kurti: Partnerët tanë nuk po duan ta fajësojnë Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sërish për sulmin në Varagë të Zubin Potokut, në kanalin Ibër-Lepenc

Ai tha se po i duket se gjithçka çon në atë që “partnerët tanë ndërkombëtar nuk po duan ta fajësojnë Serbinë, e neve për sherr në ato qaste nuk patëm një dron përmbi kanal”.

Kanali i Ibër-Lepencit është sulmuar më 29 nëntor në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut – komunë me shumicë serbe në veri të vendit.

Policia e Kosovës ka thënë se sulmi është kryer me lëndë shpërthyese deri në 20 kilogramë.

Kanali Ibër-Lepenc furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit gjithë veriun e Kosovës, rajonet e Mitrovicës, Prishtinën me rrethinë, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Sulmi është dënuar ashpër edhe nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, dhe është bërë thirrje që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit