spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Sulmi me thikë ndaj një nxënësi në Prishtinë, Policia jep detaje

Një incident i rëndë raportohet se ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë, më konkretisht në lagjen “Dardania”, ku një person është parë i plagosur i shtrirë në tokë.

DYshohet se një person është therur me thikë dhe viktima është një nxënës i një shkolle.Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 ku është marrë informata për një lëndim trupor dhe bazuar në të dhënat fillestare, një person është lënduar pasi është goditur nga një mjet i mprehtë.I njëjti, sipas Policisë, është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.

Gazeta siguroi pamje nga vendi i ngjarjes, ku vërehej prezenca e policëve dhe e ambulancës të cilët kishin arritur në vendngjarje.

Ndihmën e parë ai e ka marrë fillimisht nga disa persona që kanë qenë afër ngjarjes, deri në arritjen e ambulancës, teksa ai më pastaj është dërguar në spital.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit