spot_img
Sunday, October 27, 2024
spot_img

Sulmet ndaj Haradinajt, Arifi: Shenjtërinë e gjakut të derdhur për komb s’mund ta njollosin bandat e kuqe të VV-së

Avni Arifi, ish-ambasador i Republikës së Kosovës, ka reaguar në lidhje me sulmet e vazhduara të eksponentëve të LVV ndaj kreu të AAK-së, Ramush Haradinajt.

Në një postim të gjatë në rrjetin social Facebook, Arifi analizon motivet prapa këtyre sulmeve dhe paralajmëron për pasojat e mundshme në shoqërinë kosovare.

Sipas Arifit, VV po e shfrytëzon çështjen e veriut të Kosovës dhe patriotizmin si tema kryesore për fushatën e zgjedhjeve të 2025-ës.

“Lëvizja Vetëvendosje duket se ka vendosur që patriotizmi dhe veriu të jenë temat kryesore me të cilat synon të fitojë zgjedhjet e vitit 2025,” shkruan ai, duke shtuar se një pjesë e konsiderueshme e popullsisë e sheh situatën aktuale në veri si një sukses të përhershëm.

Analisti ngre pyetjen: “Pse po sulmohet Ramush Haradinaj pikërisht në këtë fazë?” duke vënë në dukje se çdo ditë, deputetë dhe ideologë të VV-së po sulmojnë Haradinajn, të shoqëruar me fyerje masive nga strukturat e partisë.

Ramushi u plagos tri herë” shpjegon Arifi, duke shtuar se vëllezërit e tij, Shkelzeni dhe Luani, u vranë në vijën e parë të frontit, ndërsa Dauti u plagos tri herë, dhe të plagosur ishin edhe babai Hilmiu dhe vëllai Enveri.

Ramushi i mundi të dy aktakuzat dhe 40,000 faqet e dëshmive të shtetit serb, si dhe plot kolaboracionistë,” shkruan Arifi.

A ka më mjerim për një popull që duron njerëz si Basha, Gola, e Ferraj – ky mercenar nga Tirana që vajton pse s’u vra Ramushi – e shumë deputetë diletantë të jetës dhe ndjenjës për Atdheun?” pyet ai.

Arifi përfundon duke theksuar rëndësinë e respektimit të sakrificës së atyre që kanë luftuar për liri.

Gjaku nuk është ujë, por është i shenjtë. Shenjtërinë e gjakut të derdhur për komb kurrë s’mund ta njollosin bandat e kuqe të VV-së e as askush tjetër,” shkruan ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit