spot_img
Monday, November 25, 2024
spot_img

Suhareka mposht Prishtinën, Malisheva dhe Drita ndahen baras

Suhareka i ka shkaktuar humbje Prishtinës, ndërsa Malisheva dhe Drita janë ndarë baras.

Të dielën janë zhvilluar dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll.

Në Suharekë, Prishtina është mposhtur me rezultat 2-1.

Skuadra vendase e ka gjetur epërsinë shumë herët, kur Zeka ka realizuar gol në minutën e tretë. Prishtina ka reaguar brenda pjesës së parë, duke barazuar rezultatin në minutën e tridhjetë e një përmes Ajdinit.

Pjesa e dytë ka qenë vendimtare dhe në skenë ka dalur Fetahaj që ka siguruar fitoren për Suharekën në minutën e gjashtëdhjetë e tetë.

Në ndeshjen tjetër, e zhvilluar në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva dhe Drita kanë luajtur një ndeshje pa gola, duke përfunduar me rezultat të barabartë 0-0.

Pas ndeshjeve të sotme, Ballkani vazhdon të kryesojë tabelën me tetëmbëdhjetë pikë, njëjtë si Malisheva që është në vendin e dytë. Në fund të tabelës qëndron Feronikeli me vetëm dy pikë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit