spot_img
Tuesday, January 7, 2025
spot_img

Stuhia e borës, 7 shtete në SHBA shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

60 milionë amerikanë në më shumë se 30 shtete janë nën “pushtimin” e një stuhie të madhe që mund të sjellë reshjet më të mëdha të borës dhe temperaturat më të ftohta në më shumë se një dekadë.

Mijëra fluturime janë vonuar ose anuluar, shumë rrugë janë bllokuar dhe shkollat janë mbyllur si pasojë e stuhisë.

Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur deri më tani në shtatë shtete – Kansas, një nga zonat më të goditura, Misuri, Kentaki, Virxhinia, Virxhinia Perëndimore, Arkansas dhe pjesë të Nju Xhersit, raporton BBC.

Parashikuesit thonë se moti ekstrem po shkaktohet nga një vorbull polar – një zonë me ajër të ftohtë që qarkullon rreth Arktikut – duke sjellë mot të ftohtë në SHBA-në qendrore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit