spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Studentët bllokojnë Kuvendin e Novi Sadit, policia përdor dhunë

Në mesnatë, studentët e Novi Sadit kanë bllokuar të gjitha hyrjet e Kuvendit të Qytetit, para seancës që ishte paralajmëruar për të martën, ku do të diskutohej buxheti dhe 160 pika të tjera të rëndësishme.

Policia ka ndërhyrë me forcë, duke përdorur dhunë ndaj protestuesve, si pasojë e së cilës disa studentë kanë mbetur të lënduar.

Studentët, të cilët kishin qëndruar gjithë natën para objektit, janë mbështetur më pas edhe nga qytetarët.

Opozita ka përdorur pankarta për të shprehur kundërshtinë ndaj qeverisë, me parulla si “ju janë gjakosur duar” dhe “pa drejtësi për popullin, pa paqe për qeverinë”.

Pas ndërhyrjes së policisë, një person është arrestuar për mosbindje ndaj urdhrit të autoriteteve, ndërsa rrethimi i Kuvendit ka vazhduar me forca të shumta policore që mbrojnë hyrjet.

Protestuesit kanë shprehur vendosmërinë e tyre për të qëndruar në vend deri në fund të seancës.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit