Reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur ndryshe si Stresi, ka reaguar sërish lidhur me arrestimin e Noyzit, kjo përmes një postimi në InstaStory, ku ka publikuar vendimet e fundit të marra nga Gjykata e Tiranës.
Vendimet përfshijnë mbajtjen në burg të kolegut të tij, reperit Noizy dhe ekstradimin e tij në Kosovë, një kërkesë kjo e bërë nga Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu.
Stresi, i cili gjithashtu është i kërkuar nga organet e rendit, ka bërë një apel publik kësaj radhe drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, duke kërkuar ndihmë për mikun e tij Noizy.
Me poshte gjeni dhe postimin e tij te publikuar ne rrjetin e ij social-Instagram.
“Edi Rama, dil fol pak për shokun tonë, sepse është e padrejtë çdo gjë? Kaq kollaj qenka se çohet Albulena i teket asaj për një ngatërresë klubi dhe lëshon urdhër ndërkombëtar”, ka shkruar në një postim në InstaStory reperi me origjinë nga Tropoja, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Ky reagim i Stresit vjen pas tensioneve të fundit mes tij dhe autoriteteve, duke theksuar sërish shqetësimet për drejtësinë dhe mënyrën se si po trajtohet rasti i Noizyt. Ndërkohë, çështja e ekstradimit të Noizyt në Kosovë mbetet ende e diskutueshme, me shumë fansa të tij që kërkojnë një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë.