Një skulpturë prej bronzi e Melania Trumpit, e vendosur në qytetin Sevnica të Sllovenisë – vendlindja e ish-Zonjës së Parë të SHBA-së – është raportuar e vjedhur.
Statuja ishte zbuluar në vitin 2020, gjatë mandatit të parë të presidentit Donald Trump, dhe kishte zëvendësuar një version më të hershëm prej druri, i cili ishte djegur nga persona të panjohur më herët po atë vit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë sllovene, Alenka Drenik Rangus, e cila tha se autoritetet janë njoftuar për vjedhjen të martën dhe tashmë kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e incidentit.
Për momentin nuk dihet se kush qëndron pas aktit, ndërsa vepra kishte shërbyer si simbol turistik dhe artistik për vendlindjen e Melanias.