Monday, July 14, 2025
spot_img

Statovci tregon se cilat janë pritjet e VV-së nga takimi i nesërm me Osmanin

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci ka folur për pritjet e këtij subjekti politik nga takimi i së enjtes me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Statovci e ka vlerësuar si një takim të duhur pasi sipas saj vjen pas një sërë përpjekjesh për konstituimin e Kuvendit dhe arritjes në një rrethanë që nuk po prodhon asgjë të re.

Megjithatë, ajo ka thënë se mbetet të shihet se çfarë do të rrjedh nga një takim I tillë.

“Unë po besoj që janë konsumuar shumë procedura dhe pasi që është konsumuar një kohë dhe disa hapa të procedurave dhe pastaj kemi kaluar në një rrethanë e cila nuk po prodhon diçka të re mendoj që është i duhur një takim i tillë i cili thirret në kuadër të aspektit drejt konstituimit të Kuvendit dhe aspekteve tjera të cilat lidhen me kompetencat e presidentes sikurse stabiliteti institucional dhe politik në vend. Të shohim pra se çfarë mund të rrjedh tutje nga ky takim. Po them që edhe në të kaluarën ka pasur letër e cila është dërguar nga ana e presidentes gjithë deputetëve ku thirret për maturi dhe konstruktivitet në procesin që do të mundësonte konstituimin e institucioneve por në anën tjetër kemi parë rrethana që jo domosdoshmërisht korrespodojnë me atë se çka është thirrur”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit