Sunday, May 11, 2025
spot_img

SPEKULIME, TUNDJE, KËRCËNIME, LUFTË E TRETË BOTËRORE, GJENOCIDI NË GAZA, RENDI I RI BOTËROR DHE PARALIZA USHTARAKE..!?

Shkruan: Rexhep ELEZAJ

Nga Shtëpia e Bardhë këto ditë po vazhdon lufta për tarifat dhe deficitet tregtare që Amerika ka me shumë vende të botës, sidomos me Evropën, me arsyetimin se ky deficit tregtar me botën arrin shumën prej biliona dollarë, dhe se kjo gjendje nuk mund të vazhdojë tutje, thonë në Shtëpinë e Bardh. Madje, nga ky qëndrim del i qartë kuptimi i sloganit të presidentit D. Trump; “America first, make America great again” (E para Amerika, ta bëjmë prapë Amerikën të madhe), i cili, presidenti Trump në të njëjtën kohë i ka hapur luftë, jo vetëm tregtare, por edhe politike Evropës, duke e akuzuar se ajo i ka humbur dhe shkelur vlerat e saj demokratike dhe tradicionale konservative (JD Vence; në konferencën e sigurisë në Munih).

Po ashtu, D. Trump i ka shpallur luftë kolonialiste fqinjit të saj, Kanadës, Greenlandës, Gazës, etj., duke shfaqur orekse për shfrytëzimin e pasurive të tyre ekonomike dhe natyrore, madje deri në kërcënimin me hudhjen e 2 milion palestinezëve në ferrin e zjarrit, duke i shpërngulur në disa shtete afrikane, po qese refuzojnë ta lëshojnë rripin e Gazës etj.

Ndërsa, kur bëhet fjalë për agresionin rus në Ukrainë, këtu ndryshon rrënjësisht retorika dhe politika e z. D. Trump, i cili do ia falë dhe do i rehabiliton krimet e Putinit në Ukrainë, dhe të njëjtit i ofron paq e miqësi, të cilin Gjykata ndërkombëtare për drejtësi e ka shpallur kriminel lufte, derisa “sherifi” në Shtëpinë e Bardh e amniston për vrasjen e mijëra ushtarëve dhe civilëve në Ukrainë. Ky diskurs i tij nuk ka asgjë të përbashkët me Rendin e ri botëror, i proklamuar nga shumë analistë politik botëror, meqë me standarde të dyfishta nuk mund të ndërtohet kurrfarë rendi i ri botëror, dhe as fillim i një epoke të re njerëzore, ku krimet ndaj njerëzimit në Ukrainë dhe Gaza stimulohen dhe amnistohen, mbase edhe ndihmohen me biliona dollarë, siç është rasti me ndihmat amerikane dhe evropiane ndaj Izraelit..!?

Madje, këto ditë në opinionin e gjerë dëgjohen spekulime të ndryshme, sidomos në opinionin perëndimor evropian, se në një të ardhme jo të largët mund të fillojë lufta mes Amerikës dhe Evropës për shkak të konkurrencës ekonomike dhe tregtare mes tyre, se Rusia po përgatitet ta sulmojë ushtarakisht Evropën perëndimore, se Irani do i përgjigjet sulmit amerikan me bombë nukleare, dhe, mu për këtë arsye zyrtarët gjerman para pak ditësh u rekomanduan qytetarëve të tyre që të rezervojnë ushqime për 72 orë, se BE-ja do të shpërbëhet shumë shpejtë, dhe se fillimi i kësaj shpërbërje është dalja e Hungarisë nga ky Bashkim, se konflikti ushtarak në Bosnje mes serbëve dhe boshnjakëve vetëm sa nuk ka filluar, dhe kështu me radhë.

Se bota dhe i gjithë njerëzimi kanë hyrë në një tundje valësh të mëdha të një oqeani të tërbuar dhe në pasiguri të madhe jetësore, kjo është një realitet, me vet faktin se superfuqia më e madhe në botë, Amerika, nën udhëheqjen e z. D. Trump, e ka njohur publikisht ndryshimin me dhunë të kufijve të Ukrainës nga ushtria ruse, ku mbi 25% të tokave të okupuara të saj do t’i bashkëngjitën Rusisë, siç ia ka njohur edhe okupimin e Krimesë në vitin 2014.

Pra, nëse ky është fillimi i Rendit të ri botërorë, me justifikim të luftërave pushtuese dhe vrasjeve të popullatave civile në Ukrainë dhe Gaza, atëherë një rend i tillë botëror kurrë mos u bëftë dhe kurrë mos jetoftë as edhe një minutë, i cili, botën dhe njerëzimin do e ndanë në skllavopronarë, feud dhe robër të luftës, si dhe shkatërrim dhe zhdukje masive të popujve të vegjël në botë..!?

Se, lufta e tretë botërore është afër, këtë ka vite që po e thonë ekspertet e njohur të luftërave, dhe, për aq sa ajo është reale, mendoj se po aq mund të jetë ireale, po qese i analizojmë disa rrethana në botë, në rend të parë, superioritetin dhe aftësitë ushtarake të Kinës, Japonisë, Indisë, Turqisë, Rusisë, Amerikës, Pakistanit, etj., e që në rastin e fillimit të luftës globale, asnjëra nga këto shtete nuk do hezitojë që në mbrojtje të vetvetes ta përdorë bombën atomike, gjë që brenda vetëm pak orëve nuk do të ekzistonte më kjo botë dhe as njerëzimi në gjithë globin tokësor.

Ndaj, mendoj se ky është frenuesi kryesor që njerëzimi të mos e përjetojë kurrë luftën e tretë botërore.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit