spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Specialja thotë se s’ka kërkesë e as vendim publik që Thaçit t’i jepet leje për varrimin e babait

Gjykata Speciale e Hagës ka deklaruar se aktualisht s’ka as kërkesë publike e as vendim publik të ndonjë gjyqtari lidhur me lirimin e mundshëm të ish-presidentit Hashim Thaçi për të marrë pjesë sot në ceremoninë e varrimit të babait të tij në Burojë të Skenderajt.

Zëdhënësi i Speciales, Michael Doyle, ka theksuar se Specialja i publikon të gjitha dokumentet publike në faqen e Gjykatës.

“Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë parashtresat nga Mbrojtja dhe vendimet e gjyqtarëve publikohen në faqen e internetit të Dhomave të Specializuara. Aktualisht nuk ka kërkesa apo vendime publike për këtë çështje”, ka thënë ai në një përgjigje.

Ai po ashtu ka potencuar se deri më sot, Dhomat e Specializuara kanë menaxhuar 13 vizita në Kosovë për të paraburgosurit.

“Deri më tani, Dhomat e Specializaura kanë menaxhuar 13 vizita të mbikqyrura në Kosovë për të paraburgosurit”, ka theksuar Doyle.

Kujtojmë se të hënën, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së bëri të ditur se ish-presidentit Hashim Thaçi, nuk iu ka lejuar pjesëmarrja në varrimin e babait.

Kjo ka ngjallur reagime të shumta në opinion duke u cilësuar si “çnjerëzore”.

Në mesin e reagimeve ishte edhe ajo e ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se do t’i shkruajë një letër kryetares së Speciales, Ekaterina Trendafilova për t’iu ankuar.

Haxhi Thaçi do të varroset sot në ora 15:00 në fshatin Burojë të Skenderajt.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit