spot_img
Monday, February 24, 2025
spot_img

Specialja i liron me kusht Sabit Januzin e Ismet Bahtijarin

ryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova ka modifikuar dënimin për Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin, duke u mundësuar atyre lirimin me kusht, nga dita e sotme.

Sipas njoftimit të lëshuar sot, lirimi i tyre do të bëhet me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse, të cilat do të mbeten në fuqi deri përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues.

“Kryetarja e Dhomave të Specializuara (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi modifikimin e dënimeve të z. Sabit Januzi dhe z. Ismet Bahtijari dhe mundësoi lirimin e tyre më 21 shkurt 2025, me kushtet e përcaktuara në vendimet përkatëse. Këto kushte do të mbeten në fuqi deri në përfundim të dënimeve të dhëna nga Trupi Gjykues, domethënë për pjesën e mbetur të dënimit me dy vjet që iu  shqiptua secilit prej tyre.

Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e Trupit Gjykues që shqiptoi dënimin, sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”) si dhe mori parasysh faktorët e përcaktuar në rregullën 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe të Provave. Kryetarja konstatoi se, megjithëse veprat penale për të cilat z. Januzi dhe z. Bahtijari u shpallën fajtorë janë padyshim të rënda, duke pasur parasysh pasojat që ka frikësimi i dëshmitarëve për administrimin e drejtësisë, ekzistonin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tyre”, bëhet e ditur ndër të tjera në njoftim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit