spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Specialja e fton dëshmitarin, rasti i të cilit u gjykua nga njëherë nga drejtësia ndërkombëtare në Kosovë

Imer Imeri është dëshmitari i radhës në Gjykatën Speciale kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Imeri kishte dëshmuar edhe në procese të mëhershme gjyqësore nga drejtësia ndërkombëtare, konkretisht atë ndaj Sabit Gecit e Riza Alisë.

Për dëshmitë e Imerit, ishin gjykuar e dënuar Sabit Geci e Riza Alija.

Sabit Geci dhe Riza Alija, akuzoheshin se kishin kryer krime lufte kundër popullsisë civile, në cilësi të pjesëtarëve të UÇK-së, duke mbajtur post komandues në burgun e improvizuar të Kukësit.

Gjykata e Qarkut në Mitrovicë, kishte shpallur fajtor Sabit Gecin për katër pika të aktakuzës për krime lufte kundër popullsisë civile si dhe për veprën penale të armëmbajtjes pa leje.

Në aktgjykimin shumë-faqësh të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë përmenden pretendimet e Imer Imerit për keqtrajtimet në kampin e pretenduar të Cahanit. Ai këto pretendime sot i prezantoi edhe përpara trupit gjykues në Hagë.

“Trupi Gjykues konsideron se Sabit Geci and Riza Alija kanë kryer në bashkëveprim dhe janë penalisht përgjegjës për veprën penale krime Lufte kundër Popullatës Civile (Akuza 5 kundër Sabit Gecit dhe Akuza 2 kundër Riza Alijat) për shkak të rrahjes së Imer Imerit nga ata më apo rreth datës 12 prill 1999 që përbën cënim të integritetit trupor”, thuhet ndër të tjera në aktgjykim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit