spot_img
Saturday, October 19, 2024
spot_img

Spahiu: Gjykatësit serbë në veri më profesional se ata shqiptarë

Profesori, Nexhmedin Spahiu, ka deklaruar se gjykatësit serbë në Mitrovicë janë më profesional se gjykatësit shqiptarë.

Ai tha se gjykatësit serbë janë më të zotë dhe më profesionalë.

“Gjykatat dhe prokuroritë funksionojnë në veri, të gjithë janë shqiptarë, pasi që serbët kanë dhënë dorëheqje. Kjo do të thotë përbën një hendikep për gjyqësinë në Kosovë, jo vetëm për faktin që janë serbë por vërtetë gjykatësit dhe prokurorët që kanë qenë serbë janë shumë më të zotë, shumë më profesional se këta që kemi na. Është për keqardhje, por duhet pranuar”, tha ai.

Madje, ai tha se aftësia e gjykatësve dhe prokurorëve serbë “shihet prej aeroplani”.

“Kam raste konkrete. Shihet prej aeroplani aftësia e gjykatësve dhe prokurorëve. Pyesni Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Këshillin Prokurorial dhe numrin e lendeve që e kanë kry, efektivitetin, a ia kanë kthyer lëndën, ku ia kanë kthyer, kujt s’ia kanë kthyer lëndën e të tjera”, deklaroi Spahiu.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit