spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

Sot i jepet lamtumira e fundit 21-vjeçarit nga Kosova që vdiq tragjikisht në Mal të Zi

21-vjeçari Binak Kabashi ka ndërruar jetë më 31 maj, si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes në Podgoricë të Malit të Zi.

Ngjarja ka ndodhur pas një debati mes tij dhe një shtetasi shqiptar 23-vjeçar me inicialet E.B.

Kabashi u plagos rëndë dhe u dërgua në Qendrën Klinike të Malit të Zi, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në spital.

Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar edhe babai i tij, Aliu, përmes një postimi në Facebook.

Familja po ashtu ka njoftuar se varrimi i të riut bëhet sot, në ora 14:00, në Kabash të Prizrenit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit