Wednesday, May 14, 2025
spot_img

Sorensen pas takimeve në Beograd: Patëm diskutime të mira për përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka përfunduar një vizitë në Beograd, ku u takua me disa figura kyçe të qeverisë serbe, përfshirë ministrin e Punëve të Jashtme Marko Gjuriq dhe kryenegociatorin për dialogun, Petar Petkoviq.

Gjatë takimeve, u diskutua për zhvillimet më të fundit në dialog dhe përpjekjet për përparim në fushat e ndryshme që janë thelbësore për avancimin e procesit.

Në një postim të tij në platformën X, Sorensen ndau disa fotografi nga takimet dhe shprehu vlerësimet për diskutimet që zhvilloi.

Vazhdova vizitën time pune në Beograd me takime me Ministrin e Punëve të Jashtme Marko Djuric, Ministrin për Integrim Evropian @nstarovic dhe Kryenegociatorin @PetkovicPetar. Patëm diskutime të mira rreth përpjekjeve të fundit dhe fushave ku mund të ketë përparim në Dialog”, tha ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit