spot_img
Wednesday, March 19, 2025
spot_img

Sorensen: Është koha për të rritur bashkëpunimin ndërmjet Kosovës e Serbisë

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, para se të largohet nga Kosova, është ndaluar në pikën kufitare në Merdare, të cilën e quajti moderne.

Sorensen përmes një postimi në platformën ‘X’, bëri të ditur se para largimit të tij është ndaluar në pikën kufitare në Merdare të cilën e ka ndërtuar Bashkimi Evropian dhe që sipas tij është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Para se të largohesha nga Kosova, u ndala në Merdare – një pikë kalimi moderne e ndërtuar nga BE. Është koha për të rritur bashkëpunimin për të modernizuar edhe të gjitha pikat e tjera të kalimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Sorensen.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit