spot_img
Friday, June 13, 2025
spot_img

“SKY ECC”, arrestohet edhe pronari i ‘Gryka Petroll’ në Pejë

Operacioni i gjerë antidrogë i zhvilluar sot nga Njësia për Hetimin e Narkotikëve, me mbështetje nga Forcat Speciale, ka zbarkuar në disa qytete të Kosovës – ndër to Prishtina dhe Peja, ku janë arrestuar disa persona të dyshuar për përfshirje në trafikim të substancave narkotike.

Burime të sigurta të Gazebëjnë me dije se ndër të arrestuarit në Pejë është edhe pronar i kompanisë së karburanteve “Gryka Petroll”.

Përveç tij, janë ndaluar edhe: Lorik Tigani, Onur Vizdik.

Të tre këta persona janë emra të njohur për organet e ndjekjes, me çështje të hapura penale në zhvillim, përfshirë hetime që lidhen me rastin e drogës së ardhur nga Turqia.

Ata janë arrestuar në orët e para të mëngjesit, ndërsa në banesat e tyre janë kryer bastisje nga Policia. Asnjë sasi e drogës nuk është gjetur, por janë sekuestruar pajisje elektronike dhe dëshmi të tjera materiale.

Ndërkohë, në Pejë janë arrestuar: Blerim Sharapolli, Kenan Brovina dhe Abedin Gjakova.

Bastisjet janë realizuar në disa lokacione të dyshuara, në kuadër të një hetimi të thelluar të bazuar në komunikimet e përgjuara përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC”, që është përdorur nga grupe të organizuara kriminale në Kosovë dhe më gjerë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit