Thursday, July 24, 2025
spot_img

Skenat e ‘nxehta’ tek “Babygirl”, Nicole Kidman: Isha e detyruar, por duhej ta bëja

Filmi “Babygirl” me aktoren Nicole Kidman do të jetë premierë në Festivalin e Filmit në Venecia dhe është një dramë erotike.

Kidman ende nuk e ka parë “Babygirl” dhe nuk është e sigurt nëse premiera e Festivalit të Filmit në Venecia javën e ardhshme do të jetë vendi i duhur për të.

“Ka diçka tek unë, në rregull, ky është bërë për ekranin e madh dhe që njerëzit ta shohin, por pastaj them, është drastike. Nuk jam e sigurt që kam kaq shumë guxim. Kam bërë disa filma ku jam, shumë e zbuluar, por jo kështu”, ka theksuar ajo.

Aktorja e njohur nuk është e kënaqur me xhirimet e skenave të nxehta, por ka theksuar se duhej ta bënte.

“Nuk e kalova kurrë, vërtet. Më la të mërzitur. Në një moment mendova se nuk dua të më prekin. Nuk dua ta bëj më këtë, por në të njëjtën kohë u detyrova ta bëja. U ndjeva shumë e ekspozuar si aktore, si grua, si qenie njerëzore”, tha ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit