Janë publikuar pamjet e grabitjes me armë që ndodhi mëngjesin e së hënës, afër qendrës tregtare “Albi Mall”, në Veternik.
Si pasojë e të shtënave me armë, dy persona kanë mbetur të plagosur. Njëri prej tyre është pjesëtari i sigurimit nga kompania e sigurimit “Istanbul Ozel Guvenlik”, Fahri Ademi, i cili ishte në mbrojtje të furgonit që po transportonte para. Ndërsa, personi tjetër i plagosur është një nga grabitësit, 25-vjeçari nga Leshaku i Leposaviqit, Millosh Vukojeviq.
Mbrëmë Prokuroria konfirmoi se është arrestuar një person relevant me rastin.
“Hetuesit policorë, në bashkëpunim me Prokurorin e shtetit, kanë ndaluar një person për vepër penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe Prokuroria Themelore vazhdon ndjekjen e personave të cilët ndodhen në arrati”, njoftoi Prokuroria.
Media ka siguruar pamje ekskluzive nga momenti kur nisën shkëmbimet me armë zjarri mes grabitësve dhe pjesëtarit të sigurimit: